Të dhënat e INSTAT: Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera.

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit.
Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.

Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.
Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit. Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./Monitor/


Arena e Lajmit

Të dhënat e INSTAT: Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook