Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munichut tregoi objektivat para ndeshjes ndaj Benfica-s në Champions League. Ai, tha se skuadra do kërkojë, që të jetë mes 8 skuadrave të para.
“Duhet të përqendrohemi dhe të ofrojmë paraqitjen tonë më të mirë. Është një ndeshje kundër një kundërshtari me shumë traditë.. Ajo që kemi bërë deri tani na ka bërë të shënojmë 50 gola dhe të fitojmë shpesh. Ne kemi shumë besim në lojën tonë.
“Gjëja më e rëndësishme është mentaliteti që u komunikojmë lojtarëve: ne duam t’i qasemi çdo ndeshje si një finale, në mënyrë që kur të arrijmë në finale, ta shohim si një ndeshje normale. Duhet të jemi mes 8 skuadrave më të mira” – tha ai.
(J.S/)