I jep detyrën e rëndësishme Topallit, zëvendëson Salianjin në Elbasan, Berisha cakton tre drejtuesit e rinj politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka emëruar zyrtarisht drejtuesin e qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 2025, drejtuesen për diasporën dhe drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën.

Kështu, drejtues politik i qarkut të Elbasanit është emëruar Tomor Alizoti.

Drejtuese për diasporën është emëruar Jozefina Topalli. Ndërsa, drejtues politik për Kavajën dhe Rrogozhinën është emëruar Fisnik Qosja.

Drejtuesi i qarkut të Elbasanit ishte Ervin Salianji, i cili u burgos për “kallëzim të rremë”, për dosjen e njohur si “Babalja”. Berisha tha se pavarësisht se Salianji është burgosur, ai do të jetë drejtues politik nderi për qarkun e Elbasanit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

I jep detyrën e rëndësishme Topallit, zëvendëson Salianjin në Elbasan, Berisha cakton tre drejtuesit e rinj politikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook