INTERVISTA/ “Optimizëm për titullin”, Balaj: Vllaznia i merr ndeshjet me radhë, bashkë për objektivin e madh (VIDEO)

Vllaznia synon titullin kampion, teksa për momentin kryeson kampionatin. Një nga më të mirët te shkodranët është Bekim Balaj, me sulmuesin që me golat e tij, ka ndihmuar skuadrën për arritjen e rezultateve të rëndësishme. Në një intervistë për Sport News në News 24, në një bisedë me Trevisa Tufën, sulmuesi Balaj foli për skuadrën, objektivat e grupit, pritshmëritë personale dhe shumë tema të tjera.

 

 

Bekim, si duket situata nga aty, nga lart?

Ai barazimi me Partizanin na dha ndihmë për të qenë kryesues me pikë të njëjta me të kuqtë. Jemi aty, duhet të vazhdojmë me këto ritme, kjo është e rëndësishme.

Beson se ky sezon mund të jetë ndryshe, e ke Vllaznia realisht potencialin për të fituar titullin?

Është herët për të folur, ky diskutim bëhet gjithmonë në Shkodër. Është herët, ne duhet të jemi të qetë, t’i marrim ndeshjet me radhë. Me këtë formulë të kampionatit, çdo gjë luftohet në fund pastaj.

Çfarë duhet të bëni ndryshe për të thyer këtë “mallkim”, a diskutohet kjo në klub?

Ne duhet të marrim maksimumin nga 36 javët. Rëndësi ka që ekipi të shkojë në rritje dhe të vijojmë me ritme të kënaqshme.

Bekim, si e sheh Vllazninë në raport me ekipit e tjera, kë sheh si rivalin më të fortë këtë sezon?

Herët për të folur për një rival, tabela i tregon disa gjëra. Jemi aty katër ekipe, me Elbasanin që është afër dhe po lufton, Tirana ka luhatjet e veta.Mendoj se këto janë skuadrat që do luftojnë për katërshën pastaj.

Balaj, në nivel personal 8 gola në 12 ndeshje, je i kënaqur, cili është objektivi që keni këtë sezon?

Nuk dua të flas për objektivat personal. Ne sulmuesve na masin me gol, por rëndësi ka që të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin në të gjitha aspektet. Shpresoj që të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin.

Katër nga 8 golat i keni shënuar Tiranës, ore çfarë ke me Tiranën, si është puna, nuk të kanë trajtuar mirë kur ishe në kryeqytet…

Vllaznia-Tirana mbetet derbi i Shqipërisë, në një ndeshje të tillë, të gjithë përpiqen që të japin më të mirët. Unë kam shënuar për Vllazninë dhe kemi fituar ndeshjet, kjo ka rëndësi.

Përballeni me Egnatian këtë javë, çfarë ndeshje pret?

Egnatia është ekip serioz, është ekipi që fitoi kupën dhe kampionatin. Do jetë ndeshje e luftuar, dëshira është e madhe që ta fitojmë. Le t’ia lejmë fushës së lojës. Shpresoj që të bëjmë ndeshje të mirë.

(J.S/)


Arena e Lajmit

INTERVISTA/ “Optimizëm për titullin”, Balaj: Vllaznia i merr ndeshjet me radhë, bashkë për objektivin e madh (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook