Trajneri i PSG, Luis Enrique tha para ndeshjes ndaj Atleticos se pret nga skuadra që të luajë njësoj si në ndeshjet e para të Champions.
“Mendoj se kemi gjithmonë të njëjtin imazh. Është e vërtetë që garat janë të ndryshme dhe Champions League ka skuadrat më të mira në Evropë, por unë jam shumë i kënaqur me atë që bëri skuadra.
Statistikat thonë se jemi një nga skuadrat më të mira në sulm dhe mbrojtje. Shpresoj të kem të njëjtat statistika si ato kundër PSV-së dhe Gironas nesër”- tha ai.
(J.S/)