Tentoi të korruptojë zyrtarët, GJKKO dënon me 6 muaj burgim Artur Gashin

Artur Gashi është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me 6 muaj burgim.

Gjatë seancës tre gjyqtaret e GJKKO vendosen ta dënojnë Artur Gashin me 6 muaj burgim.

Ndërkohë që për shkak për aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Gashi do të kryej katër muaj burg. Por në vendim theksohet se këtij dënimi do t’i zbriten edhe ditët që ka kryer në masën “arrest shtëpie”.

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 249/2020, në ngarkim të të pandehurit Artur Gashi, për akuzën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Gjykimi i kësaj heshtje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 66, datë 05.11.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Gashi për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr.43 të vitit 2021 dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Gashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e qëndrimit në masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit:”, thekson njoftimi i GJKKO.


Arena e Lajmit

Tentoi të korruptojë zyrtarët, GJKKO dënon me 6 muaj burgim Artur Gashin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook