Këtë pasdite u luajtën dy ndeshjet e para të xhiros së katërt në Champions League. Dinamo Zagreb triumfoi me shifrat 1-4 ndaj Slovan Bratislavës, në një ndeshje spektakolare.
Në Sllovaki, vendasit realizuan të parët me Strelec, por u përmbysën që në pjesën e parë pas golave të Spikic dhe Sucic. Në pjesën e dytë, dopieta e Kulenovic thelloi shifrat. Për skuadrën kroate, lojtari shqiptar, Arbër Hoxha e nisi nga stoli.
PSV nuk hasi aspak vështirësi në shtëpi ndaj Gironas, teksa fitoi 4-0. Holandezët shënuan me Flamingo, Tillman dhe Bakayoko. Në fund, Krejci realizoi autogol. Mysafirët luajtën për 35 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Martinez.
(J.S/)