Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Benet Beci akuzohet për shkelje në procedurat e tenderave

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci, njëherazi drejtues politik i qarkut është zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se Beci nuk po hetohet për vepra penale të kryera gjatë detyrës si kryetar Bashkie, por funksionet që ka mbajtur më herët.

News 24 ka mësuar se ai po hetohet në lidhje me disa procedura tenderash, ku dyshohet se janë gjetur shkelje dhe buxhetit i është shkaktuar një dëm i financiar.

Në kuadër të këtij hetimi, Beci u paraqit 4 ditë më parë në SPAK për të dhënë shpjegime dhe në dalje refuzoi të bënte komente për mediat.

Por këtë të martë, gjatë inspektimit të pumimeve, që po kryhen për pasyrimit e kolektorit të Perashit, Beci u shpreh: “Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët dhe Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.” 

Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe më pas mori bekimin e kryeministrit Edi Rama si drejtues politik i Qarkut.

()


Arena e Lajmit

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, Benet Beci akuzohet për shkelje në procedurat e tenderave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook