“E përndiqte prej dy vitesh”, flet motra e të plagosurës në Korçë: I zuri rrugën, e shtriu në rrugë dhe pastaj e goditi! Motra është e martuar, por…

Marjana Plaka, motra e Manderina Çela, të plagosurës në ngjarjen e ndodhur pak më parë në Korçë, ka folur për gazetaren Lorena Kodra.

Ajo ka treguar se në momentin kur ndodhi ngjarja, autori i ka zënë pritë motrës së saj, duke e shtrirë në tokë dhe më pas e ka goditur.

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën”, tha ajo.


Arena e Lajmit

“E përndiqte prej dy vitesh”, flet motra e të plagosurës në Korçë: I zuri rrugën, e shtriu në rrugë dhe pastaj e goditi! Motra është e martuar, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook