Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.
Një kamion u përplas me një automjet ‘Chevrolet’ dhe si pasojë ka humbur jetën 35-vjeçari Kosta Nako. Gjithashtu, nga aksidenti u plagos edhe një pasagjer, që udhëtonte në mjetin Chevrolet.
“Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Kosta Nako, rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)