Gjermani, arrestohet “xhepisti” shqiptar

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka vjedhur një portofol në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në stacionin kryesor të trenit të Dyseldorfit, ku autori fillimisht ka vëzhguar në mënyrë të padukshme viktimën 59-vjeçare.

Në një moment të volitshëm ka marrë në çantën e gruas portofolin me 167 euro.

Hetuesit civilë nga Policia Federale kanë mundur të vëzhgojnë ngjarjen dhe kanë arrestuar autorin menjëherë në stacionin e metrosë.

Malli i vjedhur i është kthyer viktimës falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë federale.

Ndaj 52-vjeçarit ka nisur procedimi penal dhe të hënën, 4 nëntor është caktuar seanca e paraburgimit. I arrestuari rezulton i njohur në polici për krime të ngjashme.


Arena e Lajmit

Gjermani, arrestohet “xhepisti” shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook