Masakra me 4 viktima, Këshilli Bashkiak i Shkodrës mban 1 minut heshtje

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nisi me 1 minut heshtje në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër më 28 tetor, ku si pasojë e një atentati mafioz humbën jetën 4 persona.

Viktima në ngjarjen e rëndë mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim Basha dhe Flutura Basha.

Këshilltarja e PD Glorja Shllaku propozoi 1 minut heshtje në fillim të kësaj mbledhje që kreu i këshillit Oltion Luli e pranoi duke ftuar këshilltarët që të respektojnë këtë kërkesë, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha humbën jetën pasi u goditën nga automjeti ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët ishin shënjestra e atentatit me armë zjarri.

Flutura Basha humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkimi, disa ditë më pas në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore. Hamza Lici, i cili ishte në rolin e drejtuesit të automjetit që u godit nga breshëria e plumbave, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Bushati disa orë më pas në spital, pasi ishte goditur me plumb në kokë.


Arena e Lajmit

Masakra me 4 viktima, Këshilli Bashkiak i Shkodrës mban 1 minut heshtje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook