Mblidhet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën Juglindore, Vengu: Të qëndrojmë së bashku përballë rreziqeve të kohës

Tirana priti Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM), i cili mblodhi ministra dhe përfaqësues të lartë nga disa vende.

I pranishëm në këtë ministerial, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, u shpreh gjatë fjalës së tij se: “Në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global, është e rëndësishme të dërgojmë mesazhin e qartë se qëndrojmë bashkë dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta, si ato konvencionale ashtu edhe ato hibride, me të cilat po përballemi.”

“Ministeriali i SEDM rikthehet në Tiranë, në një proces ku ka nisur në fakt 28 vite më parë dhe besoj se pavarësisht dinamikave dhe zhvillimeve në mjedisin gjeopolitik dhe atë strategjik të sigurisë ndër vite, objektivat dhe arsyet e themelimit të kësaj iniciative mbeten ende relevante, konkretisht bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimi në strukturat euroatlantike qëndrojnë padyshim të vlefshme edhe sot.
Për Shqipërinë ky bashkëpunim qëndron një busull orientuese drejt një familje demokratike me vlera të shëndosha dhe padyshim ne, në mënyrën e bashkëpunimit që kemi thelluar ndër vite, kemi arritur të mbajmë gjithashtu larg ambiciet dhe ndërhyrjet e aktorëve dashakeqës, që mund të minojnë kursin euroatlantik të vendeve dhe rajonit tonë.” – u shpreh ministri Vengu gjatë fjalës së tij.

Sipas ministrit të Mbrojtjes: “Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme, siç janë A5 – Karta e Adriatikut, Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosurat të vendeve të rajonit dhe padyshim edhe ky ministerial, që është një pikë tjetër kulmore.”

Gjithashtu, ministri Vengu theksoi angazhimin e Shqipërisë përkrah aleatëve të saj në NATO: “Është fakt se kthjelltësia dhe angazhimi ynë politik është institucional dhe ushtarak në mbështetje të agjendës së NATO dhe BE, nuk mund të vendoset në dyshim veçanërisht për rritur qëndrueshmërinë kombëtare, forcuar mbrojtjen kolektive dhe frenuar ambiciet e aktorëve të tretë, të cilët vazhdojnë në mënyrë brutale dhe veçanërisht, Rusia ndaj Ukrainës dhe popullit të saj të pafajshëm.” – nënvizoi ministri Vengu.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, theksoi faktin se qasja e Shqipërisë për të shumëfishuar interesat dhe qëndrimet në rajon është e dukshme me vendosjen në dispozicion të aseteve dhe infrastrukturës kombëtare, duke përmendur këtu Bazën Ajrore të Kuçovës dhe projektin për Portin e ri ushtarak të Porto Romanos.

Gjatë këtij ministeriali, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe botëror.

Ky ministerial, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, mblodhi përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje – Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe SHBA.

Gjithashtu, në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga organizatat RACVIAC dhe UNDP/SEESAC.


Arena e Lajmit

Mblidhet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën Juglindore, Vengu: Të qëndrojmë së bashku përballë rreziqeve të kohës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook