Padia e Pëllumb Gjokës për SKY ECC, ja kur do të shqyrtohet nga Kushtetuesja…

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e Pëllumb Gjokës për SKY ECC në 19 dhjetor, raportoi gazetarja e News24 Klodiana Lala.

Gjoka, i arrestuar nga SPAK për atë që njihet si dosja “Metamorfoza”, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese ku edhe kërkon “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit”.

Gjoka u arrestua gjatë një operacioni të urdhëruar nga SPAK, ndërsa bashkë me të u arrestuan edhe Oltion Bistri, ish-zyrtar i lartë i policisë, ish-prokurori Xhevahir Lita, dhe të tjerë personazhe, bisedat e të cilëve u zbuluan nga aplikacioni SKY.


Arena e Lajmit

Padia e Pëllumb Gjokës për SKY ECC, ja kur do të shqyrtohet nga Kushtetuesja…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook