Pedagogu Altin Zaloshnja në emisionin “Open” në News24 tha se Donald Trump ka dalë gjithmonë më sipër se parashikimet. Zaloshnja tha se demokratët treguan se janë një parti pa shtyllë kurrizore, që kandiduan Kamala Harris, të cilës i mungonte kostumi, nuk ishte e sprovuar në gara, nuk u caktua nga baza e demokratëve.
“Joe Biden kurorëzoi Harris, e cila nuk ishte në lartësinë e detyrës. Demokratët janë fajtorë për atë që ka ndodhur. Republikanët kanë në dorë edhe Presidencën, edhe Senatin dhe mesa duket do të kontrollojnë edhe Kongresin.
Njerëzit janë mërzitur nga establishmenti, nga këta senatorë dhe kongresmenë që shkojnë në Uashington dhe nuk pyesin më për njerëzit. Trump nuk është politikan karriere, ndaj edhe u zgjodh ndoshta për të shkuar atje dhe për të shkatërruar këtë kënetën që është krijuar nga establishmenti”, tha Zaloshnja.