“Berisha më i miri që ka opozita”, Zekthi: Qeveria bie vetëm nëse do Rama

Analisti Fitim Zekthi në emisionin “Open” në News24 tha se qeveria mund të bjerë vetëm nëse do Edi Rama.

Zekthi e konsideroi të pamundur përmbushjen e kërkesës së opozitës për Qeveri teknike, ndërsa u shpreh se opozita duhet t’u ofrojë njerëzve shpresë.

“Qeveria në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm nëse do Rama vetë. Ai mund ta bëjë vetëm nëse i leverdis, rrugë tjetër nuk shoh. E kuptoj që jemi në një regjim dhe i ka shtruar resurset opozitës. Por opozita nuk po bën atë që duhet.

Gjëja që duhet të bëjë opozita është të organizohet dhe të artikulojë gjëra që populli ka nevojë. Le të rrijë Berisha. Në opozitën shqiptare më i miri është Berisha. Opozita duhet t’u ofrojë njerëzve një shpresë.

Nuk do shpikin rrotën, të ndjekin rrugën që ka ndjekur opozita në botë”, tha Zekthi.


Arena e Lajmit

“Berisha më i miri që ka opozita”, Zekthi: Qeveria bie vetëm nëse do Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook