Fitore e qetësisë për Bayern, sukses në “frymën e fundit” për Atl.Madrid ndaj PSG, mediat franceze “kryqëzojnë” Luis Enrique-n

Bayern i’a del të triumfojë, pavarësisht se me rezultat minimal ndaj Benfikës 1-0. Në Allianz Arena bavarezët i’u falen një goli të Musialës në mesin e pjesës së dytë, për të siguruar 3 pikët.

Ndeshja mes Bayernit dhe Benfikës nisi afro 15 minuta me vonesë, për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët portugezë të Benfikës, në metronë e Mynihut, pak para nisjes së takimit.

Bayern pati dominimin absolut përgjatë gjithë 90 minutave, teksa regjistroi 24 mundësi të mira, 10 goditje në kuadrat dhe një kontroll topi prej afro 74%. Merita e vetme e skuadrës lusitane ishte se për afro 1 orë lojë u mbrojt mjaftë mirë, duke qenë sigurisht edhe me fat për të mbajtur shifrat e barabarta.

Megjithatë duhet të vinte minuta e 67, kur Harry Kane me kokë do të servirte brenda zonës Musialën, që po me kokë, pavarësisht se nuk është specialiteti i tij, do të gjente golin  fitores për bavarezët. Me këtë sukses, skuadra e Vincent Kompany, ngjitet në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Benfika.

Ndërkohë emocione pafund në sfidën e zhvilluar në Parc des Princes, teksa parizienët edhe pse shiheshin si favoritë përballë Atletikos, në fund dolën të mundur. Ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit që gjetën golin në minutën e 14 me Zaire-Emery, pas një gabimi trashanik në mbrojtje nga miqtë. Avantazhi i kampionëve francezë zgjati shumë pak, pasi argjentinasi Molina, përfitoi nga një rikoshet brenda zonës dhe gjen barazimin për madrilenët pas vetëm 4 minutash lojë.

Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në fund, kur pikërisht në sekondat e fundit të minutës së 3 dhe të fundit shtesë, Angel Correa me një goditje të saktë me të majtën e dërgon topin pas shpinës së Donnarumës. Atletico me këtë fitore parakalon në renditje PSG, me dy pikë më shumë, teksa ndodhet në vendin e 23 me 6 pikë.

Në fund vlen të përmendet edhe një debat me tone të ashpra mes Luis Enrique dhe një gazetari, që e akuzoi spanjollin për mos përfshirjen e sulmuesit Kolo Muani, pavarësisht se skuadra e tij po vuante në repartin ofensiv, por nuk mungoi përgjigja e menjëhershme e Luis Enrique i cili tha se i qëndron besnik ideve të tij për futbollin dhe se nuk kishte ndërmend të merrte parasysh sugjerimet e gazetarëve për formacionin.


Arena e Lajmit

Fitore e qetësisë për Bayern, sukses në “frymën e fundit” për Atl.Madrid ndaj PSG, mediat franceze “kryqëzojnë” Luis Enrique-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook