FOTO/ Inter, “i hekurt” në Champions, thyen edhe Arsenal, rikthehet Asllani

Nuk ishin brilant, por Inter feston në “San Siro” përballë Arsenal, një sukses 1-0 që i ngjit zikaltërit në vendin e 5-të në kuotën e 10-të pikëve, 2 më pak se Liverpooli kryesues. Në Champions, Inzaghi ka ndërtuar një “bunker” të vërtetë, në 4 ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol, e të mendosh që ka pasur “klientë” të vështirë si Man.City dhe Arsenal.

Dy minuta lojë i mjaftin Inter të trondiste Arsenal, me Dumfries që ishte i pafat teksa goditja e tij u përplas në traversë. Në fundin e pjesës së parë, vendasit fituan një 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë, Calhanoglu u tregua perfekt duke kaluar Inter në avantazh. Arsenal kishte kontrollin e lojës, krijuan 20 raste, goditën 4 herë kuadratin, por Sommer dhe fati bënë që “topçinjtë” të dilnin “duar bosh” nga kjo transfertë.

Më në fund, edhe Asllani rikthehet në fushë, i hedhur si zëvendësues në minutën e 71-të, nota 6 për Asllanin: “Futet në fushë në një moment të vështirë, përpiqet të mos bëjë gabime”, shkruan Sportmediaset.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Inter i hekurt”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta.

()


Arena e Lajmit

FOTO/ Inter, “i hekurt” në Champions, thyen edhe Arsenal, rikthehet Asllani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook