“Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin”, deputeti i PD: Na faturuat 2 mln lekë për karriget dhe i gjeta prapë të vjetra. Dhe këto i vodhët?!

TIRANË

Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati deklaroi sot se është Edi Rama ai që i çon deputetët e PS-së në SPAK. Nallbati akuzoi maxhorancën se ka përdhunuar Kushtetutën, duke iu referuar vendimit për përjashtimin e tyre nga parlamenti.

Ai u ndal dhe te karriget e djegura, të cilat u paguan nga rroga e tyre.

“Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem.
Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Na i faturuat karriget 2 milionë. Problemi është se kur erdha sot gjeta prapë një karrige të vjetër. Dhe këto i vodhët, mos u ngopshi dhe ju zënshin fytin”, tha Nallbati.


Arena e Lajmit

“Mos u ngopshi dhe ju zënçin fytin”, deputeti i PD: Na faturuat 2 mln lekë për karriget dhe i gjeta prapë të vjetra. Dhe këto i vodhët?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook