NBA/ “Thyhet” Boston, Curry fantastik udhëheq Warriors drejt suksesit

Golden State Warriors arrin të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Boston Celtics. Skuadra e Warriors fitoi 118-112 kundër Celtics, në TD Garden, duke konfirmuar formën shumë pozitive që po kalon deri më tani, e cila me këtë fitore merr kryesimin. Pavarësisht se tifozët e Celtiks vërshëllyen gjatë gjithë kohës teknikun e skuadrës mike Steve Kerr, për shkak se ky i fundit si trajner i USA në Olimpiadë, nuk grumbulloi Brown si dhe la në pankinë “yllin” e Celtics Tatum.

Warriors ishin superior që në pjesën e parë teksa morën një avantazh të konsiderueshëm në +11. E udhëhequr nga një super Stephen Curry, i cili ishte protagonist me 27 pikë të realizuara, 7 topa në tabelë e 9 asist. Humbja e 2 ndërkohë për Boston që u dorëzua ndaj Golden State pavarësisht 32 pikëve të Jayson Tatum dhe Derrick White. Mungesa e Brown ndihet në mbrojte tek Celtics.

Ndërkohë në sfidat e tjera të zhvilluara të mbrëmjes së djeshme në NBA, bien në sy forma shumë e mirë, që po kalon Phoneix Suns, që mundi me vështirësi Miami Heat 115-112, ku protagonist ishte Kevin Durant me 32 pikë e 8 rebound, ndërkohë që Lakers ndalen sërish, teksa humbasin në transfertë ndaj Memphis Grizzles 131-114.

Kavaljers mbetet skuadra e vetme në NBA që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes, teksa kësaj radhe Cavaljers mposhtën New Orleans Pelicans në transfertë 122-131.


Arena e Lajmit

NBA/ “Thyhet” Boston, Curry fantastik udhëheq Warriors drejt suksesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook