Negociatat dhe kapitulli 9/ AMF zgjeron bashkëpunimin me rregullatorët evropianë, nënshkruan marrëveshje me Bankën Kombëtare të Hungarisë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Banka Kombëtare e Hungarisë (MNB) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes dy rregullatorëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, Mimoza Kaçi dhe zv/Guvernatori i Bankës Kombëtare të Hungarisë, Csaba Kandrács.

Marrëveshja përcakton një kuadër të qartë bashkëpunimi mes dy rregullatorëve financiarë, në fushat ku ata ushtrojnë funksionet mbikëqyrëse, me fokus kryesor tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektike.

Memorandumi i Mirëkuptimit vendos ura bashkëpunimi mes dy autoriteteve mbikëqyrëse, në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, si edhe promovimit të integritetit, stabilitetit dhe eficiencës në tregjet nën mbikëqyrje.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi zyrtarisht gjatë presidencës hungareze negociatat me BE-në për grupkapitujt e Themelorëve. Autoriteti është institucioni drejtues i kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, si edhe jep kontributin e tij për një sërë kapitujsh në procesin e negociatave.

Më herët, Autoriteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me rregullatorin austriak të tregjeve financiare, si edhe me Komisionin Mbikëqyrës të Shërbimeve Financiare të Luksemburgut.

()


Arena e Lajmit

Negociatat dhe kapitulli 9/ AMF zgjeron bashkëpunimin me rregullatorët evropianë, nënshkruan marrëveshje me Bankën Kombëtare të Hungarisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook