Presidenti i Federatës përfundon në pranga, skandal në futbollin peruan

Presidenti i Federatës Peruane të Futbollit (FPF), Agustín Lozano Saavedra, u vendos në pranga këtë të enjte. Sipas asaj që shkruajnë mediat, dyshohet se Lozano ka qenë udhëheqës i organizatës kriminale të quajtur “Los Galacticos dhe për këtë, kanë nisur të grumbullohen fakte të rëndësishme.

Pas bastisjes së shtëpisë së tij në lagjen San Borja të Lima, Policia Kombëtare ka arrestuar edhe edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve drejtorë klubesh futbolli dhe natyrisht punonjës të Federatës.

Më saktësisht, bëhet fjalë për Karen Mandriotti, presidente e klubit Academia Cantolao; Sabrina Martin Zamalloa, sekretare e Federatës; Jean Marceal Robillar, ish-sekretar i Federatës, Humberto Minán Almanza, president i Ligës së Tumbes; Joel Raffo, president i Sporting Cristal; Norma Alva, operatore e shitjes së biletave dhe Fredy Salazar Rondinel, kontabilist i Federatës. Urdhri i gjykatës parashikon një paraburgim paraprak 15-ditor për Lozanon dhe personat e tjerë.

 


(J.S/)


Arena e Lajmit

Presidenti i Federatës përfundon në pranga, skandal në futbollin peruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook