“Trump është lider autoritar, nuk beson te demokracia”, Lubonja: Presidenti i ri i SHBA-ve rrezik për…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Lubonja ka theksuar se rikthimi i Trump mund të sjellë rreziqe të konsiderueshme për demokracinë, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për shtetet e tjera të botës.

Lubonja ka vënë në dukje se Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë në të kaluarën duke e quajtur Trump një “rrezik për botën”, dhe, sipas analistit, tani Rama ka detyrimin ta sqarojë atë që ka thënë. “Rama ka thënë që Trump është rrezik për botën, tani ka detyrimin të sqarojë atë deklaratë,” tha Lubonja, duke shtuar se ka shqetësime për rreziqet që mund të sjellë rikthimi i Trump. Ai përmendi edhe shqetësimet që ka shprehur opinioni amerikan për mënyrën se si Trump mund të ndikojë në politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së dhe të vendeve të tjera.

Lubonja theksoi se një nga arsyet që Trump mund të jetë rrezik është tendenca e tij për autoritarizëm. “Trump është lider autoritar që nuk beson te demokracia, por është një për ekzekutiv të fortë dhe bëhet i rrezikshëm në Amerikë,” tha analisti. Ai e kritikoi qasjen e Trump në lidhje me luftën në Ukrainë, duke theksuar se Trump, përveç se propozon një marrëveshje me Putinin për të “zgjidhur” konfliktin, nuk e sheh si një çështje që duhet të zgjidhet nëpërmjet institucioneve demokratike.

Lubonja e quajti këtë qasje të Trump “kërcënuese për Evropën”, duke theksuar se një model i tillë mund të inkurajojë liderë autoritarë të tjerë, ku sipas tij përfshihet edhe kryeministri Rama. “Ky model që i kërcënohet Evropës është inkurajues për njeriun që kemi ne në pushtet, që do të qëndrojë akoma në pushtet,” shtoi ai.


Arena e Lajmit

“Trump është lider autoritar, nuk beson te demokracia”, Lubonja: Presidenti i ri i SHBA-ve rrezik për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook