Deschamps “fshiu” Mbappe-n, në Spanjë flasin për një çështje “Benzema”

“Mos grumbullimi i Mbappe-s është një zgjedhje e imja, nuk ka të bëjë me gjëra që nuk lidhen me sportin, për sa kohë ai prezumohet i pafajshëm”. Me këto fjalë, Deschamps sqaroi vendimin e tij të mos ftuar yllin francez për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, por sipas AS arsyeja është një tjetër, ka të bëjë pikërisht me faktin se Mbappe po hetohet në Suedi për përdhunim.

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, kjo është një histori e ngjashme me Karim Benzema. Në vitin 2016, ish sulmuesi i Real Madrid, u përfshi në një skandal me sfond seksual së bashku me Valbuena-n. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Benzema nuk u thërrit më në kombëtare duke humbur në këtë mënyrë Botërorin e fituar në 2018 dhe Evropianin e vitit 2021.

Ky mos grumbullim është një goditje e fortë për Mbappe-n i cili po kalon momentin e tij më të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushë. Transferimi i tij në Madrid nuk po shkon sipas parashikimeve, madje në Spanjë qarkullojnë zëra se Mbappe mund të largohet në fund të sezonit për të pranuar ofertat e sheikëve në Arabinë Saudite. Kujtojmë që një vit më parë, Mbappe refuzoi 300 milionë euro nga ekipi i Al-Hilal.

()


Arena e Lajmit

Deschamps “fshiu” Mbappe-n, në Spanjë flasin për një çështje “Benzema”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook