Emri/ U kap në “shtëpi bari”, 16 muaj burg për shqiptarin

Një shqiptar që kishte hyre ilegalisht në Britaninë e Madhe me një gomone është burgosur pasi u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside.

Oficerët e policisë shkuan në një shtëpi në Gateshead, më 2 tetor të këtij viti pas një raportimi për një fermë të mundshme kanabisi.

Nga kontrolli u zbulua se në tre dhomat e sipërme kishte rreth 140 bimë kanabisi. Oficerët vlerësuan se bimët kishin vlerë rreth 1,000 £ secila, që do të thotë se ato të gjetura kishin vlerë rreth 140,000 £. Edhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.

Hyseni, 23 vjeç, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u burgos për 16 muaj në gjykatën e Newcastle Crown. Gjykatësi Tim Gittins tha se “siç ndodh shpesh, ata që drejtojnë operacionin dhe bëjnë fitimet reale të kanë lënë të përballesh me përgjegjësinë”.

Avokati Charlie Thompson tha se klienti i tij nuk kishte asnjë përgjegjësi për bimët dhe as pronësinë e tyre. Ai thjesht i ujiti ato dhe u sigurua që të merrnin mjaftueshëm dritë.


Arena e Lajmit

Emri/ U kap në “shtëpi bari”, 16 muaj burg për shqiptarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook