“Kam pasur vetëm një burrë gjithë jetën”, flet nga spitali 46-vjeçarja që u plagos nga përndjekësi: Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë

KORÇË

Manderina Çela, gruaja 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e një nipi u plagos dy ditë më parë nga 41-vjeçari Ilir Çami teksa ndodhet ende në gjendje të rënduar në spitalin e Korçës.

Ajo rrëfeu ngjarjen e rëndë në emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, teksa tha se nuk ka pasur asnjë lidhje me autorin. Ndërkohë që u raportuar se kishte pasur një marrëdhënie dhe madje dhe vetë 41-vjeçari e kishte pohuar këtë gjë në polici, gruaja mohoi çdo lidhje me të.

Ajo tha se e ka futur dikush, të cilin do e denoncojë në polici, por pa ia thënë emrin. Manderina rrëfeu se gjatë përndjekjes 3-vjeçare e ka denoncuar mbi 10 herë Ilir Çamin, por ndërsa ajo e denonconte në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

“Jam shumë keq, kam dhimbje. Plagët i kam në grykë, në dorë, në krahë. Kisha nipin të shtruar në spital. Erdha këtu që t’i sillja gjërat. Ai më kishte prerë rrugën. Këtë gjë e ka bërë prej 3 vitesh. E kisha denoncuar dhe në polici. Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

Nuk e kam pasur as të dashur, asgjë. Unë një burrë kam pasur. Nuk janë të vërteta ato që kanë nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të. Atë e ka futur dikush. Jam 46 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, jam edhe gjyshe.

Nuk kam pasur njohje fare. Është i futur nga dikush. Më ka parë për herë të parë te katedralja e Korçës. Më ka kërkuar për të pirë kafe, nuk kam pranuar. E denoncova në polici. Unë e fusja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë.

Kam bërë mbi 10 denoncime. Para gati një viti ka qenë në arrest shtëpie. Më ka ardhur dhe te shtëpia. U kap me burrin tim, unë lajmërova policinë, erdhi e mori.

Në momentin që më shtriu në tokë, më futi thikën në fyt, aty kam parë një burrë që erdhi e hoqi, më nuk mbaj mend gjë, kam rënë pa ndjenja.

Pardje nuk më foli fare. U shkëmbyem në rrugë, ai në punë të tijën, unë në punën time.

Më ka kërkuar shumë herë për të pirë kafe, unë nuk e pranova asnjëherë. Nuk e di se çfarë qëllimi kishte. Jam shumë e tronditur. As fëmijët dhe as bashkëshorti nuk ndihen mirë. Të lutem vetëm të dhënat që janë dhënë janë të gabuara. Motra ka qenë shumë e tronditur dhe asaj i kishte rënë të fikët. Dhe mund ta denoncoj personin që e ka futur Ilir Camin. Erdhi policia dje për denoncimin, por nuk isha në vetëdije”, tha gruaja.


Arena e Lajmit

“Kam pasur vetëm një burrë gjithë jetën”, flet nga spitali 46-vjeçarja që u plagos nga përndjekësi: Unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook