LAJM I FUNDIT/ Kërcënoi gazetarin, nën hetim punonjësi i Bashkisë Pogradec

Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin penal për shtetasin Y.B, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Y.B, punonjës i Bashkisë Pogradec po hetohet, pasi dyshohet se ka kërcënuar një gazetar.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË

Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.

Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.

Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj.


Arena e Lajmit

LAJM I FUNDIT/ Kërcënoi gazetarin, nën hetim punonjësi i Bashkisë Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook