LIVE/ “Në këtë grup çdo gjë mund të ndodh”, Sylvinho para dy sfidave të fundit: Kumbulla, Bare e Manaj do të mbahen nën vëzhgim

Trajneri i përfaqësues tonë kuqezi, braziliani Sylvinho, ka dalë në një konferencë për shtyp, tre ditë përpara nisjes së grumbullimit, të ekipit tonë kombëtar, para dy ndeshjve të fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve, ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Sylvinho po flet për gazetarët e pranishëm lidhur me zgjedhjet e tij sa i takon lojtarëve të grumbulluar si dhe për objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Lojtarët e thirrur dhe shanset në grup

Kemi 5 lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë ndeshjen e fundit nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Ndaj kemi thirrur një grup më të madh futbollistësh. Edhe sepse Kumbulla, Bare dhe Manaj, duhet të jenë ende nën vëzhgim, pasi do të jenë mjekët që do të na thonë nëse do të luajnë apo jo.

Kemi një avantazh që dy ndeshjet e fundit do t’i luajmë në shtëpi. Mund të jemi të parët. Në këtë grup çdo gjë mund të ndodhi, të 4 skuadrat ishin pjesëmarrëse në Euro 2024.

Dhimbja e kokës për çdo trajner është gjë e mirë. Të jesh në lojë deri në dy ndeshjet e fundit në këtë grup është një arritje për ne. Për mua është më mire sa më shumë lojtarë të kem në dispozicion. Jam i lumtur për Muçin dhe Bajramin, po kalojnë një formë shumë të mirë.

Mungesa e Kristjan Shpendit

Kemi thirrur shumë lojtarë nga U-21, si Mario, Fetain. Më vjen keq për Pajazitin që është i dëmtuar. Ishte e vështirë për të thirrur lojtarë të tjerë. Shpendi po shënon është në formë të mire, por aktualisht është e pamundur, pasi nuk duhet të thërrasim lojtarë e mos ti aktivizojmë.

 


Arena e Lajmit

LIVE/ “Në këtë grup çdo gjë mund të ndodh”, Sylvinho para dy sfidave të fundit: Kumbulla, Bare e Manaj do të mbahen nën vëzhgim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook