“Nuk ka pyll pa derra”/ Korreshi: Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por edhe deputetët në Kuvend

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në rubrikën “Opinion” në Neës24, tha se rikthimi në Parlament i opozitës u duk si një mandat tjetër, pasi kishte kohë që mungonte, për shkak të një dënimi pa ligj.

Korreshi tha se Partia Demokratike kishte deklaruar se nuk do të bojkotonte Parlamentin, por situata u krijua për shkak të dënimeve pa ligj dhe pa rregullore, duke agravuar situatën.

Ai tha se gjatë këtyre 40 ditëve opozita dhe PD ka qenë në një mosbindje civile për shkak se kjo ishte situata, duhej ky reagim.

Sipas tij, opozita u rikthye në Kuvend për buxhetin, pasi qytetarët presin të dëgjojnë se çfarë po ndodh me fondet, si shpërndahen.

“Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por duan edhe përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvend”, tha Korreshi.

Ai tha se është pro standardeve të SPAK dhe drejtësisë, por nuk mund të kemi standarde të ndryshme në rastet e personazheve politike.

“Te organet e reja të drejtësisë besoj se ka hetime sepse duhej të kishte arrestime më të forta. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë arrestime të forta, por nuk duhet harruar ajo që prokurorët mund të jenë në presion nga Qeveria. Por prokurorët kanë marrë një mision që duhet ta çojnë deri në fund, por di të them se nuk ka pyll pa derra”, tha Korreshi.

Lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës për 21 janarin, Korreshi tha se nuk besoj se ishte një mesazh për Sali Berishën. “Di që ai është marrv në pyetje dhe do të merret prapë në pyetje”, tha ai.


Arena e Lajmit

“Nuk ka pyll pa derra”/ Korreshi: Qytetarët duan edhe mosbindjen civile, por edhe deputetët në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook