“S’mund të fusësh në burg një përdorues droge sikur të jetë trafikant”/ Manja-Korreshit: Do miratojmë Kodin e Ri Penal sipas standardeve europiane. Të shmanget sa më tepër burgosja, kur…

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD Saimir Korreshi i tha ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se shumë qytetarë, edhe kur nuk kanë kryer vepra të rënda, dënohen me masën ekstreme, atë të “arrestit me burg”. Korreshi tha se është absurde që të futësh në burg një qytetar pse është përdorues droge, njësoj sikur të ishte një trafikant.

Ministri Manja tha se do të miratohet së shpejti Kodi i Ri Penal, sipas standardeve europiane. Manja shtoi se duhet që të shmanget sa më tepër masa e “arrestit me burg”, kur veprat penale nuk janë të rënda.

Saimir Korreshi: Di që janë në burgje njerëz vetëm pse janë përdorues të drogës dhe jo shpërndarës. A po bëhet gjë në lidhje me këtë problem, që ai përdoruesi që kapet me 0.75 gram mos dënohet njësoj si ai që kapet me 1 kg drogë?

Ulsi Manja: Zëri më i madh i të ardhurave të Ministrisë së Drejtësisë shkojnë për burgjet.  Ne na kërkohet të përafrojmë legjislacionin penal me atë të BE dhe kërkohet të vihet në miratim Kodi i ri Penal. Politika e dënimit duhet të jetë brenda standardeve të BE-së. Burgu duhet të jetë si masë ekstreme. I qëndroj asaj që kam thënë, në projektin e ri të Kodit Penal, duhet të kemi politikë dënimi që të përpiqet ta ndalojë sa më tepër dënimin me burg, për vepra jo të rënda.

Kur të vijë Kodi i Ri Penal, do të jetë për disa dekada në fuqi. Kodi i Ri Penal duhet të konsultohet publikisht dhe duhet të koordinohet me Brukselin. Kemi 20 zyra të ndihmës juridike në gjithë Shqipërinë, për t’ju ardhur në ndihmë shtresave në nevojë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“S’mund të fusësh në burg një përdorues droge sikur të jetë trafikant”/ Manja-Korreshit: Do miratojmë Kodin e Ri Penal sipas standardeve europiane. Të shmanget sa më tepër burgosja, kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook