Video e rrallë/ Elefanti ‘çapkën’ mbyll zorrën e ujit teksa shoqja i tij bën banjë (fotot)

Në rrethana të caktuara njerëzit kanë qejf nganjëherë të bëjnë shaka ose të hakmerren me miqtë e tyre.

Por video e mëposhtme tregon se ne nuk jemi të vetmit që e bëjmë këtë.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik të Berlinit u habitën të shihnin që elefant “inatçi” aziatik që luante me shoqen e tij duke i prishur rrjedhën e ujit teksa ajo bënte banjë.

Elefanti quajtur Anchali, tentonte të sabotonte banjën e koleges Mary duke ngritur zorrën e ujit ose duke ndaluar qarkullimin në të.

Studiuesit tashmë vrasin mendjen se çfarë do të thotë ky zbulim i elefantëve të kopshtit, për ata që jetojnë në ambjent natyral, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

“A bëjnë elefantët shaka të tilla  edhe në botën e egër?” pyeste studiuesi Michael Brecht, i Universitetit Humboldt në Berlin.

“Kur pashë për herë të parë Anchali që ndalonte e lëshonte ujin, nisa të qesh.

“Nisa të vras mendjen nëse po e bën thjesht për shaka apo po tregohet dashakeq”.

Shakaja e Anchali, së bashku me aftësitë e rralla të Mary për të berë dush, po dokumentohen në një raport të ri të studiuesve, të publikuar në revistën ‘Current Biology’.

“Elefantët janë të mrekullueshëm me zorrat e ujit”, shkruan profesor Brecht.

“Siç ndodh shpesh me ta, aftësitë me zorrën e ujit ndryshojnë nga një elefant te tjetri, për shembull Mary është kampione për të larë veten.”

Ata bënë zbulimin e tyre kur po shihnin një ditë Mary duke u larë me zorrën e ujit dhe e regjistruan në kamera.

Analizat treguan se Mary kapte zorrën me noçke në majën e saj, për ta kthyer në një ‘kokë dushi’ me të cilën më pas lante të gjithë trupin.

Për të arritur kurrizin ajo duhet ta ngrinte noçkën më lart për të hapur shpërndarjen e ujit.

Kur iu dha një zorrë më e trashë e më e rëndë, atëherë Mary përdorte vetëm noçkën e saj për të larë trupin.

Studiuesit thanë se ky është një shembull i ri i “përdorimit të mjeteve” nga kafshët, siç është parë më herët te shimpanzetë, delfinët dhe korbët.

Por ata u surprizuan nga loja e Anchali gjatë dushit të Mary, kohë gjatë të cilës mes dy elefantëve shfaqeshin veprime agresive.

Ata nuk ishin të sigurt për qëllimin apo motivimin e veprimeve të Anchali por dukej se ishte një tjetër forme e ‘përdorimit të mjetit’, si një akt sabotazhi, shtonte Brecht, sipas Daily Mail.



Arena e Lajmit

Video e rrallë/ Elefanti ‘çapkën’ mbyll zorrën e ujit teksa shoqja i tij bën banjë (fotot)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook