Bashkia e Librazhdit i jep titullin “Qytetar Nderi” çiftit të artistëve Hatixhe dhe Arif Lushi

Këtë fundjavë në Bashkinë  e Librazhdit u organizua ceremonia e dhënies së  titullit “Qytetar Nderi” ,çiftit të artistëve të mirënjohur librazhdas , Hatixhe dhe Arif Lushi.Ceremonia e dhënies së këtij titulli çiftit të artistëve u organizua në Pallatin e Kulturës “Sadi Halili” të qytetit të Librazhdit ku merrnin pjesë intelektualë të fushave të ndryshme  si edhe artistë e qytetarë të shumtë  .Kryebashkiaku Mariglen Disha  duke përshëndetur të pranishnit gjatë dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” ,dy artistëve e ka cilësuar atë më se të merituar për ta.

Ne jemi krenarë që nderojmë me këtë titull  të lartë dy figura të shquara librazhdase të artit e skenës. Çifti Hatixhe dhe Arif Lushi të cilëve ju akordua me vendim të këshillit bashkiak titulli “Qytetar Nderi” pasi ata kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në fushën e artit e skenës dhe Librazhdi krenohet me ta. Hatixhe Lushi është një prej këngëtareve më të mira librazhdase e cila ka pasuruar  traditën muzikore të kësaj zone , ndërsa bashkëshorti i saj Arif Lushi është një piktor i mirënjohur i cili ka përjetësuar në telajo bukuritë jo vetëm të Librazhdit por të gjithë vendit tonë përmes penelit të tij  prej një artisti të talentuar.

Çifti Lushi  janë simbol i përkushtimit dhe frymëzimit për të gjithë librazhdasit. Sipas kryetarit të bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, ky titull që ju akordua çiftit Hatixhe dhe Harif Lushi është një vlerësim i kontributit të tyre  ndaj artit dhe kulturës që librazhdasit e duan dhe e  çmojnë .

Hatixhe Lushi fillimet e saj me këngën popullore i ka patur që në moshë të vogël. Për shumë  vite ajo ka punuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës, Hatixhe Lushi ka  patur shumë sukses në këngët e vajit dhe  është cilësuar si zëri më i mirë i këtyre këngëve.

Ajo ka realizuar disa koncerte recitale në qytetin e Librazhdit, duke u pritur mjaft mirë nga publiku dhe dashamirësit e këngëve të saj.  Hatixhe Lushi ka qenë  pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës  dhe në të fundit interpretoi një ninullë dhe e ndriçoi skenën me kostumin popullor të trevës së saj. Duke patur shumë sukses në këngët e vajit, Hatixhe Lushi cilësohet si zëri më i mirë i këtyre këngëve, e për këtë ajo është vlerësuar nga të gjithë .Ndërsa bashkëshorti i saj , Arif Lushi në vitin 1978 u diplomua  në degën “Pikturë-Skenografi”, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”. Fillimisht ai  punoi në Muzeun Historik të Librazhdit dhe  hapi një ekspozitë vetjake, e cila na befasoi të gjithë. Në vitin 1979 Arif Lushi konkuroi në Institutin e Lartë të Arteve dhe e fitoi. U profilizua si “Piktor grafist”.

Pas diplomimit Arif Lushi ka punuar edhe  si mësues vizatimi në shkollën 8-vjeçare në Librazhd. Përgjatë viteve 1988, 1995 dhe 2005, kryeu një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh profesionale, si në pikturë dhe pedagogji. Në vitin 1990 ishte përgjegjës i Galerisë së Arteve Figurative të Librazhdt deri në vitin 1992, kur u mbyll galeria. Në vitet 1992-1994 ka punuar si skenograf pranë Qendrës Kulturore, në vitet 1994-1997 emërohet shef i Seksionit të Kulturës të Këshillit të Rrethit, për të vijuar më pas (në vitet 1997-2006), si instruktor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve .Në vitet 2006-2009 emërohet pedagog dhe shef i Departamentit të Artit Figurativ pranë Shkollës Artistike “Onufri” në Elbasan. Në vitin 2009 transferohet në Tiranë dhe emërohet ‘Piktor’ pranë Qendrës Kulturore të “Qytetit Studenti” të Tiranës, 2009-2013.Në vitin 2013 emrohet “Këshilltar” dhe “Studiues” pranë Sektorit të Ekspozitave dhe Sektorit të Edukimit në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (2013-2018). Prej vitit 2018 është në krijimtari të lirë, i angazhuar në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.Piktori Arif Lushi ka mbi 30 vjet përvojë në fushën e artit pamor (pikturë). Për punën e tij është vlerësuar për kontributin në fushën e kulturës dhe artit në vend dhe jashtë tij. Ai është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1984, në Ekspozitën Kombëtare të Arteve figurative, e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, mori “Çmimin e Parë” në pikturë me portretin “Punëtori”; Në vitin 2005 mori Çmimin “Të shohësh dhe të të shohin”, për interpretim të jashtëzakonshëm artistik mbi tematikën e ekspozitës (vlerësim ndërkombëtar në artin shqiptar) nga Bordi i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë; Në vitin 2010 mori: “Çmimi Mio”, në Konkursin Ndërkombëtar nga Galeria “Guri Madhi”, Korçë. Në vitin 2020 Bashkia Librazhd e nderoi me titullin: “Mirënjohje” nga vendlindja etj.Arif Lushi ka qenë dhe është vazhdimisht i angazhuar në veprimtaritë kulturore dhe artistike, si pjesëmarrja në: “Ditët e Mios”, Koloni Kombëtare Arti (2010); “Ditët e Pikturës”, Vlorë dhe “Ditët e Detit”, Durrës (2011); “Koloni Arti”, Mitrovicë (2012); “Ditët e Mios”, Korçë (2012); Kolonia Mbarëkombëtare “Tirana Art”, nga Universiteti Evropian i Tiranës (2012); “Kolonia e Artit”, Elbasan (2012); “Ditët e Pikturës”, Vlorë (2012); Kolonia Mbarëkombëtare e Artit “GostiArt”, Gostivar (2012); “Kolonia e Artit”, Kukës (2013); “Euro-Kosova Art”, Prishtinë (2013); Kolonia Mbarëkombëtare e Artit “Ditët e Mios”, Korçë (2013) etj.Një nga aktivitetet më të rëndësishme që ka zhvilluar piktori Arif Lushi kanë qenë pjesmarrjet e tij më Veprimtaritë Akademike të tilla, si: Simpozium Ndërkombëtar “Art of the Ëorld” Sahl Hasheesh, Pallati i Vjetër, Huagharda, Egjipt (2014); Simpoziumi Ndërkombëtar “Art Project 2012”, Bashkërendimi art-kultur i vendeve të Mesdheut dhe Evropës, Stamboll, Turqi (2012); “Ditë Pranvere”, Kurator në Edicionin dhe Ëorkshop me studentët e Akademisë së Arteve (2008); Orgazinator i Ëorkshop “Dita e Rinisë” me studentët e Akademisë së Arteve, Tiranë (2007); Moderator i Simpoziumit Kombëtar “Memoriali i Poetëve Martirë”, Bashkia Librazhd (2007); Takim kombëtar i Shkollave të Mesme Artistike të Republikës së Shqipërisë, Pallati i Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (2004); Takim/Konkurs Kombëtar midis Shkollave Artistike të Republikës së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) (2003); Bashkëpunim me programet radiofonike të RTV dhe i ftuar në cikle emisionesh mbi artet pamore; Konferenca Kombëtare e talenteve të reja, Korçë dhe Durrës; Ekspedita kërkimore në fushën e trashëgimisë kulturore (1985-1995) etj.

Veprimtaritë më të rëndësishme të piktorit Arif Lushi kanë qenë pjesmarrja në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, si:

Viti 1977: Ekspozitë në Pallatin e Kulturës Tiranë (përvjetori i 30-të i Liceut Artistik), cikli pikturat e buta, me 17 punime, e cila ishte dhe paraqitja e parë publike e tij;

Viti 1984: Konkursi Kombëtar i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë (Vlerësuar me Çmimin e Parë, Portret);

Viti 1986: Konkursi Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (dy vepra në fond);

Viti 1988: Konkursi Kombëtar i Pavarësisë, Ekspozita jashtë vendit, Itali, Gjermani, Skoci (Referencë Z. K. Dilo, Galeria e Arteve, Tiranë);

Në vitin 1990: Ekspozita “Pranvera”, Galeria e Artit, Tiranë;Viti 1990: Ekspozita “Talenetet e Reja”, Galeria e Artit, Korçë;

Viti 1991: Ekspozita Kombëtare në Qendrën Kombëtare të Kulturës;

Viti 2005: Konkursi Kombëtar “Të Shohësh dhe të të Shohin”, nga Bordi i Galerisë Kombëtare;

Viti 2005: Diner Dance Action, “To See and Bee Seen”, Pallati Brigadave, Tiranë, Kontribues në projektin e restaurimit të kryeveprës shqiptare ‘’Motra Tone’’;

Viti 2005: “Ngjyrat e vendlindjes”, Ekspozitë personale;

Viti 2006: Ekspozitë Blu, Qendra Kulturore Studenti;

Viti 2006: Ekspo Art Tirana, Odeoni i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Galeria e Arteve, Tiranë;

Viti 2006: Ekspozitë “Grup Autorësh”, bashkëpunim i artistëve italianë dhe shqiptarë, Londër;

Viti 2007: Ekspozitë personale “Vjeshtë-Dimër’’, Bashkia Fier, Galeria e Arteve, Fier;

Viti 2007: Konkursi i Artit Pamor “Studenti 2007”, Qyteti Studenti, Tiranë, Kurator, Pjesëmarrës: 22 Studentë të Akademisë së Arteve, etj.

Piktori Arif Lushi ka mbi 35 vjet krijimtari, e cila i përket dy periudhave, periudhës së realizmit socialist të para viteve ’90 dhe periudhës së lirisë krijuese të pas 90-s. Ai ka treguar një maturi dhe vetëpërmbajtje të lavdërueshme në krijinë e tij artistike, duke kaluar gradulisht nga periudha e ndrydhjes dhe e dogmave në kohën e lirisë krijuese. Piktori Lushi i është kushtua tërërisht gjinisë së peizazhit, të cilën e eksploron me shumë sukses. Ai është konsideruar si “Piktor i natyrës shqiptare”. Shumica e peisazhve kanë si motiv kryesor vendlindjen e tij. Në një artikull të Revistës “Monitor”, të datës 27 mars 2012, shkruhet: “Në ciklet e peizazheve të Lushit ndjehet prirja e tij drejt një tabloje ku motivi kryesor është imazhi i fshatit shqiptar të zonës, motiv ky mjaft i dashur për piktorin. Malet, lumi Shkumbin, mullarë, shtëpi të thjeshta, janë imazhet që Lushi i pikturon dhe ripikturon përsëri duke dashur të sjellë dhe risjellë gjithmonë emocione e qëndrime artistike të reja. Në disa tablo (Buzë lumit, Mbasdite fshati, Dritë dimri), peneli i artistit është “i shtrirë” apo shpërndarë me sens dekorativ; ndërsa në vepra të tjera (Mullarët blu, Romantikë vjeshte, Vjeshtë e Lugina e Shkumbinit) ngjyra merr përparësi”.

Piktura e Arif Lushit vlerësohet për emocione të forta estetike që ajo përcjell. Nga viti në vit krijimtaria e A. Lushit vjen në rritje dhe zhvillim, veçanërisht në koloritin e saj, duke u konsideruar si Piktori i koloritit magjik.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Bashkia e Librazhdit i jep titullin “Qytetar Nderi” çiftit të artistëve Hatixhe dhe Arif Lushi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook