Çfarë do të thotë fitorja e Trump për Shqipërinë? Mal Berisha: SHBA vend aleat i palëkundur, besoj se do ketë ndryshime

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 u pyet në lidhje me fitoren e Donald Trump dhe ndikimin e kësaj fitoreje në Shqipëri.

Mal Berisha tha se e vlerëson Donald Trump si një burrë shteti të fortë, duke thënë se amerikanët u zhytën në krizë ekonomike nga administrata e Biden. Më tej, Mal Berisha tha se beson se nën administratën e Trump, gjërat edhe për Shqipërinë do të ndryshojnë.

Mal Berisha: Zgjedhjet në SHBA janë tepër të rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. E kam pritur me shumë dëshirë ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Amerikanët kishin frikë e frustrim nga Biden dhe ata nuk mund të vijonin me një kopje të tij. Më pëlqen një shprehje e Trump, që në jetë duhet sakrificë për të arritur ëndrrën.

Donald Trump është një politikan tepër i fortë që nuk u thye.  Trump është kundër emigrimit të paligjshëm. Kjo nuk është tendencë antiemigrim, por Amerika nuk do njerëz të rrezikshëm. SHBA ka qenë dhe është vend mik për Shqipërinë e Kosovën. Sot më vjen keq që ambasada amerikane është bërë e njëanshme. Shpresoj që ambasada amerikane të kthehet në paanshmëri tashmë e tutje. Unë besoj se zgjedhja e Trump do sjellë ndryshime edhe për Shqipërinë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Çfarë do të thotë fitorja e Trump për Shqipërinë? Mal Berisha: SHBA vend aleat i palëkundur, besoj se do ketë ndryshime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook