E quajti “Sude me syze”, Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Fëmijë i klasës së pestë që bullizon shokët. Kush iu merr gjithçka shqiptarëve dhe nuk iu jep asgjë?!

TIRANË

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori i dha një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur “Sude me syze”, gjatë bashkëbisedimeve të tij me pensionistët për shkak të premtimeve të tij.

Në News24, Qori tha se Rama duket në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Sipas tij, puna e Sudes i shkon më shumë kryeministrit.

“Më vjen keq që bie niveli i diskutimit nga një kryeministër. Nuk është sharje për mua, por një bullizim për njerëzit me syze. Mbase dhe për djalin e zotit Rama që ka syze. Zoti Rama në 2018 ka bullizuar përsëri aftësinë time për të parë. Me sa duket është në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Ka njerëz që vuajnë stigmën, unë jo. Dhe të dëgjojnë kryeministrin që shan një njeri për aftësinë e tij për të parë. Unë e di që Sudja, Xhaferri kanë qenë ata që merrnin gjithçka dhe nuk iu jepnin gjë shqiptarëve. Kush është ai që merr gjithçka dhe nuk jep asgjë. Kështu që kjo puna e Sudes i shkon më shumë z. Rama. I keni parë dhe këto bankat me mikrokredi, kur kanë ekzistuar, në kohën e z. Rama.
Ne do të jemi nesër në Durrës, do të flasim me qytetarët e Durrësit të japim idetë tona si zgjidhen problemet”, tha Qori.


Arena e Lajmit

E quajti “Sude me syze”, Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Fëmijë i klasës së pestë që bullizon shokët. Kush iu merr gjithçka shqiptarëve dhe nuk iu jep asgjë?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook