I torturuan, i dogjën të gjallë dhe i tërhoqën zvarrë trupat/ Vrasja makabër në 1997 në Berat, prokuroria jep pretencën për kreun e Bandës së Vakëfit Bujo Çamin (Emri)

Prokuroria Berat kërkon 25 vite burg për shtetasin Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë. Hajro njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në përfundim të hetimit, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Byniamin Hajro, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal ndaj viktimave Eduart Pema dhe Arian Avdullai, në vitin 1997 dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Në kuadër të procedimit penal nr. 175 për vrasjen e dy shtetasve më 03.06.1997, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajro, ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri, shtetasi Byniamin Hajro, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat Eduart Pema dhe Arian Avdullai, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Prokuroria provoi se i pandehuri Byniamin Hajro, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.

Sa më sipër u arrit në përfundimin se shtetasi Byniamin Hajro, me veprimet e tij të kundërligjshme ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.

“Banda e Vakëfit” Berat:

Benjamin Hajro (Bujo Çami), në kërkim, kreu i grupit

Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar

Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar

Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim


Arena e Lajmit

I torturuan, i dogjën të gjallë dhe i tërhoqën zvarrë trupat/ Vrasja makabër në 1997 në Berat, prokuroria jep pretencën për kreun e Bandës së Vakëfit Bujo Çamin (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook