“Ishe në anën e kondakut që pushkatoi protestuesit, hipe në tarracë”, Vangjeli përplaset me Bashën për 21 janarin, ish-kreu i PD: Po bën prokurorin (VIDEO)

Analisti Lorenc Vangjeli dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha u përfshirë nga debati në emisionin Log. në News24, lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011. Vangjeli iu drejtua Bashës se atë ditë ishte në anën e atyre që pushkatuan protestuesit, ndërsa i kërkoi që të bëhet i penduar politik dhe të tregojë të vërtetën për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PL, Ilir Meta për atë që ndodhi 13 vjet më parë gjatë protestës së opozitës. Ndërsa Lulzim Basha iu përgjigj Vangjelit duke i thënë se po bën prokurorin, ndërsa shtoi se ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për 21 janarin, duke kërkuar hetim të plotë dhe të pandikuar nga politika.

Debati në Log.

Lorenc Vangjeli: Ju dëgjoj kur flisni dhe më dukeni si dëshmitarët te kuklla përballë dhe shikonin teatrin e përgjakshëm që ndodhte në Bulevard. Ju nuk mund ta thoni këtë. Ju jeni nga subjektet e asaj historie, keni qenë ministër i Brendshëm, keni qenë majë tarracës dhe keni patur përgjegjësi politike për atë që bënte trupa në varësinë tuaj. Kushdo mund ta thotë këtë, por jo ju.

Lulzim Basha: Në 13 vitet që kanë kaluar nga ngjarja tragjike e 21 janarit që është qëndrimi im i pandryshuar jo vetëm në median kombëtare por edhe ato ndërkombëtare, qëndrimet mia nuk ndryshojnë sipas interesave dhe ne veçanti në raport me një ngjarje të tillë pikërisht për shkak të përgjegjësisë politike që kam patur në një ditë të tilë qëndrimi im ka qenë ky që shpreha edhe sot.

Lorenc Vangjeli: Ishit nga ana e përkundërt e kullave, ishit nga ana e kondakëve të automatikëve që hapët zjarr.

Lulzim Basha: Përpjekja për të bërë gjyqin e 21 janarit në çdo studio televizive është një tjetër mëkat që bëhet në kurriz të viktimave të 21 janarit.

Lorenc Vangjeli: Do të doja t’ju ftoja të merrnit përgjegjësinë tuaj…

Lulzim Basha: I kam marrë përgjegjësitë e mia duke bërë të qartë prej ditës së parë qëndrimin tim për hetim të plotë dhe të gjithëanshëm. Sot e kësaj dite zoti Rama nuk del dhe të kërkojë falje për organizimin e 21 janarit ose për përfshirjen e sebepit të 21 janarit në qeveri…

Lorenc Vangjeli: Rama dhe njerëzit e tij ishin përballë tytave të automatikut ju ishit në anët e kondakut.

Lulzim Basha: T’ia lëmë drejtësisë. Nëse dëshironi të bëni prokurorin duhet të shkoni te SPAK-u dhe të bëheni prokuror.

Lorenc Vangjeli: Kam qenë gazetar atë ditë. Të ftoj të bëhesh i penduar i politikës. Ju e dini çfarë ka ndodhur atë ditë. Ju duhet të thoni të vërtetën për atë ditë për Sali Berishën, për Edi Ramën dhe Ilir Meta.

Lulzim Basha: Kam kërkuar hetim të plotë, të gjithëanshëm, profesional dhe të ndarë nga politika. Të merret gjithçka në shqyrtim nga drejtësia. Askush tjetër nuk duhet të bëjë gjyqin nëpër studio televizive. Edi Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin as për marrjen e sebepit të 21 janarit, Ilir Metën.

()


Arena e Lajmit

“Ishe në anën e kondakut që pushkatoi protestuesit, hipe në tarracë”, Vangjeli përplaset me Bashën për 21 janarin, ish-kreu i PD: Po bën prokurorin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook