Kosova, trajneri Foda publikon listën për Nations League

Trajneri i Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen gjatë këtij muaji.

Pas mungesës në grumbullimin e kaluar për shkak të lëndimit ekipit i bashkohet sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, derisa pas një kohe të gjatë rikthehet edhe Bersant Celina. Ndërkohë, prurja e re e këtij grumbullimi është Baton Zabërgja, futbollist i Dinamo Cityt.

Ndeshjen e parë Dardanët e zhvillojnë si mysafirë më 15 nëntor në Bukuresht kundër Rumanisë, në orën 20:45, derisa tri ditë më pas luajnë kundër Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi Foda, të hënën, do të paraqitet në konferencë për media në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitja e parë do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.

466011850 864232029200825 8381435177184561750 N
466011850 864232029200825 8381435177184561750 N


Arena e Lajmit

Kosova, trajneri Foda publikon listën për Nations League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook