“Lista e PS-së në Durrës po çmontohet me kod procedure penale”, nënkryetari i PD: Buxheti i shtetit kontrollohet nga…

TIRANË

Numri dy i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha sot se shumica dërrmuese e listës së PS-së në Durrës sot është praktikisht në pranga. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Bylykbashi tha se dhe buxheti i shtetit kontrollohet nga bandat.

“Lista e Durrësit nuk ka Cyrbjan vetëm. Janë tre deputetë të listës së PS-së në Durrës të cilët nuk janë në parlament për arsye penale. Edi Ramës sot po i çmontohet me kod procedure penale lista e Durrësit, por në fakt ai e paska hartuar jo me kriteret e kodit zgjedhor, por me kriteret e kodit penal. Ka marrë dhe ka parë kush janë ata që më garantojnë dhe për fat të keq në dëm të konceptit të asaj që shumë veta e trumbetojnë të listës së hapur, ne kemi më të votuarit te lista e PS këta lloj personazhesh. Pra, shumica dërrmuese e votës së PS-së në Durrës sot është praktikisht në pranga. Në listën e PS-së në Durrës ka dhe shumë persona të nderuar që nuk i kanë marrë dot këto vota, kjo flet shumë keq për modelin e listës së cilës i ka vënë firmë Edi Rama, të cilës i ka dalë përgjimi tashmë nga SPAK se si grupet kriminale kanë bërë garën ku t’i vendosin. Po kthehuni te dosja 339 është e njëjta gjë dhe nëë ato përgjime është e njëjta gjë.
E kuptoni se çfarë do të thotë kur në qytetin e dytë më të madh, me një nga pjesët ekonomike më të mëdha të vendit ndodh kjo gjë, do të thotë që buxheti i shtetit kontrollohet nga këta. Janë ata që e kontrollojnë”, deklaroi ai.


Arena e Lajmit

“Lista e PS-së në Durrës po çmontohet me kod procedure penale”, nënkryetari i PD: Buxheti i shtetit kontrollohet nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook