Nëse do ishte “kingmaker” do zgjidhte të bashkëpunonte me Ramën apo Berishën? Arlind Qori: Hyjmë në zgjedhje me…

TIRANË

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin me çdo parti që ka qeverisur vendin, apo me njerëz të këtyre partive. Në një bisedë në News24, Qori foli për premtimet e kësaj force, por edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket pensioneve ai tha se në programin që do të botohet nga janari, do jetë për 4-vjeçarin. Sipas tij, zgjidhja do jetë por brenda një 4-vjeçari.

“17 njerëz paguajnë kontribut që të marrë pension një njeri. Punëtorët shqiptarë ikin nga Shqipëria, po ikin në Gjermani, po ndihmojnë sistemin atje të sigurimeve dhe këtu ngelen pa pension.

Sipas ligjit, duhet të kesh 15 vite punë për të marrë pension. Vendet e zhvilluara mesatarisht 13 vite, vende të tjera 10 vjet. Ne e kemi 15 vjet.

Në Shqipëri quhet ligji i sigurimit të detyruar shoqëror. E ka punëdhënësi detyrim. Pra dy hallka nuk e kanë zbatuar, punëdhënësi dhe instancat shtetërore dhe e vuan punonjësi.

Ne në programin tona që do ta botojmë besoj nga janari, programi do jetë për 4-vjeçarin. Zgjidhja nuk do jetë sot për nesër, por brenda këtij 4 vjeçarit. Kryeministri ka 11 vjet në pushtet dhe nuk e ka zgjidhur.

Luftë ndaj korrupsionit serioze, ndaj evazionit fiskal, politika për rritjen e pagave dhe që rrisin nivelin e kontributeve, brenda 3-4 vite i japim një zgjidhje të qëndrueshme. Sot Shqipëria ka parametrat ekonomikë dhe potencialet ekonomike t’i japë zgjidhje çështjes së pensioneve”, tha Qori.

Sa i përket zgjedhjeve, ai theksoi se Lëvizja Bashkë është duke u organizuar shumë mirë në diasporë dhe ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin. Sipas tij, Lëvizja Bashkë do të hyjë në zgjedhje me anëtarët e saj, pra me asnjë forcë politike.

“Ne nuk mendojmë vetëm për zgjedhjet. Protestat duan të rrisin vetëdijen qytetare. Sigurisht ne sa më shumë afrojnë zgjedhjet jemi të detyruar të mendojmë për to, por sigurisht ata mendojnë vetëm për zgjedhjet janë mashtrues.

Jemi duke u organizuar shumë mirë në diasporë. Gjysma e anëtarësimeve janë nga diaspora. Janë njerëz që na shohin nga larg dhe janë duke u organizuar nga aty. Jemi duke zhvilluar një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Do hyjmë në zgjedhje bashkë me mbi 5 mijë anëtarët e lëvizjes Bashkë, me parime të qarta. Ne duam një politikë të përgjegjshme, një shtet që iu shërben qytetarëve dhe iu jep llogari qytetarëve. E përjashtojmë në mënyrë absolute bashkëpunimin me çdo parti që ka qeverisur vendin. Me forca të reja që kanë qëndrime të qarta. Këta që dalin në televizor gënjejnë shumë. Nuk ekziston minumimi i kushteve për të pasur besim. Ne hyjmë në zgjedhjet e 2025 si Lëvizja Bashkë”, tha ai.

Sa i përket dyshimeve për një kryetarokraci, Qori u shpreh se kryetari duhet të jetë i pari që sakrifikon.

“Që ne nuk jemi kryetarokraci e kam thënë dhe ditën e parë në zgjedhjet në Tiranë. Do të jem në atë vend ku mandati im të jetë i rrezikuar. Një kryetar duhet të jetë i pari që sakrifikon. Kjo është qasja. Kemi aktivistë, ekspertë, njerëz të përgatitur, me profil publik”, tha ai.

I pyetur se nëse Lëvizja Bashkë do të jetë “kingmaker” dhe do t’i jepet mundësia për të bashkëpunuar me një prej forcave kryesore, kë do të zgjidhje Ramën apo Berishën, Qori tha:

“Do përdorja vrasësi i mbretit, nuk jemi për të bërë mbret një të korruptuar. As që bëhet fjalë që lëvizja bashkë të bashkojë votat me partitë e vjetra. Ne nuk bashkëpunojmë, nuk bashkëqeverisim me asnjë parti që ka batërdisur vendin. Unë kam një mendim që parlamenti i ardhshëm nuk do ketë një shumicë. Shumicën nuk do ta bëjnë me ne”, tha ai.


Arena e Lajmit

Nëse do ishte “kingmaker” do zgjidhte të bashkëpunonte me Ramën apo Berishën? Arlind Qori: Hyjmë në zgjedhje me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook