“Një dritë në rrugën e jetës”, Edlira Çepani zhytet në kujtime për Gerti Bogdanin: Faleminderit që më zgjodhe…

Edlira Çepani është zhytur në kujtime, duke shkruar disa fjalë zemre për partnerin e saj të jetës, Gerti Bogdani.

Aktivistja e njohur ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga intervistat televizive, duke thënë se bashkëshorti i saj ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të. “Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan ajo.

“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan Edlira Çepani në rrjetet sociale.

Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur më datë 18 shtator teksa ndodhej në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij, kur pësoi një goditje në zemër.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Një dritë në rrugën e jetës”, Edlira Çepani zhytet në kujtime për Gerti Bogdanin: Faleminderit që më zgjodhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook