Një javë e mbushur me emocion dhe kreativitet pritet të zbulohet në kryeqytetin shqiptar, ku ngjarja “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” do të nisë nga e diela, më 10 nëntor pikershit ne qytetin e Tiranes i cili së fundmi po kthehet në një epiqender për botën e filmit. Organizuar nga Agjencia e Indusgrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës, FILMMAKERS EUROPE dhe kompania e mirenjohur me fame botërore Spotlight do të mbledhë 37 aktorë ndërkombëtarë dhe 6 drejtorë kastingu të famshëm, duke ofruar një mundësi unike për të njohur dhe zhvilluar talente nga Ballkani.
Ky edicion i parë do t’i dedikohet një trajnimi intensiv të cilin do ta drejtojnë emra të njohur në industrinë e filmit të cilet sot bashkëpunojnë me platforma të rëndësishme si Netflix, HBO, WarnerBross, sic jane Ellen Sofie Michelsen, Lana Veenker, Marina Wijn, Maurilio Mangano, Sofia Dimopoulou dhe Timka Grin. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga një trajnim tre-ditor, i cili do t’i ndihmojë ata të përmirësojnë aftësitë e tyre në teknikat e self-taping, audicioneve dhe strategjive për të rritur vizibilitetin në arenën ndërkombëtare.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një mundësi për aktorët që të zhvillojnë karrierat e tyre, por gjithashtu një shans për të treguar potencialin e artit filmik në rajon. Me angazhimin e organizatorëve për të tërhequr vëmendjen e profesionistëve të industrisë, “OneMinuteMonologue-Balkan Focus” synon të tregojë se Ballkani është plot me talente të jashtëzakonshme që meritojnë të njihen dhe t’i jepet një platformë për t’u shfaqur. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë kulturën vibrante të Tiranës gjithashtu. Tirana është gati për të treguar se sa shumë ka për të ofruar.
(Arena e Lajmit)