Barcelona pëson disfatë, e dyta në La Liga për këtë sezon. Ekipi i Flick u mposht 1-0 nga Sociedad, në “San Sebastian”.
Lewandowski realizoi pas 13 minutash lojë, por goli i polakut do të konsiderohej Offside. Sulmuesi 29-vjeçar Becker ishte heroi i vendasve, pasi goli i tij në pjesën e parë, do i dhuronte 3 pikë të çmuara ekipit të Alguacil.
Barça kryeson kampionatin me 6 pikë më shumë se Reali ndjekës. Sociedad është në vendin e tetë me 18 pikë.