Berisha: Burgosja e Salianjit për një vepër penale që s’e ka kryer s’do ndodhte në asnjë vend të botës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi ka reaguar për Salianjin.

Lideri i opozitës shkruan se Salianji duhet të merrte një dekoratë në qeli për shërbimin ndaj popullit, pasi sipas tij Salianji është burgosur për një vepër penale që nuk e ka kryer.

Berisha shkruan se drejtësia nuk funksionon teksa sipas tij edhe arrestime të tjera në vend i cilëson të padrejta.

Deklarata e plotë:

”Të dashur qytetarë dhe qytetare, cilido që ju kujton këtë betejë, ishte Edi Droga, Edi Rama që do të deklaronte se ditën që u nis në Itali për në burg, se zëri i tij ishte i falsifikuar, dhe se unë kam të dhëna të sigurta për këtë. Në një kohë që për 24 orë nuk ekziston laborator mbi tokë që të mund të garantojë se i kujt është zëri.

Dhe e vërteta është se, përgatitet për këtë një kriminel ordiner, e paguan për dënimin që do bënte 100 mijë euro për vit burgu dhe deklaroi se zëri ishte i tiji. Por laboratori në Londër përjashtoi në mënyrë kategorike se zëri ishte i tiji. Deklaroi se zëri ngjasonte plotësisht me zërin e Babales dhe Gerond Xhafës.

Të dashur miq, me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tin ndërkombëtare.

Me këtë drejtësi për të cilën, mos harroni kurrë, për herë të parë në historinë e një vendi ish-ambasadori, Donald Lu protestonte me megafon para parlamentit me të paguarit e Xhorxh Sorosit kundër opozitës për të votuar ligjet e saj.

Po tjetër, ftoj çdo qytetar të pyesë: cila është vepra penale, cila është akuza për ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit , Ilir Meta, që banditë, kriminelë e rërmbyen, i zunë pusi, e zvarritën, e goditën në mes të rrugës para gjithë shqiptarëve vetëm e vetëm se kryebanditi i vendit, kryekrimineli do të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, të mbrohet nga krimet e mëdha që ka kryer.

Të dashur miq, pyeteni veten, gjeni akuzën mbi të cilën u zvarrit Ilir Meta për të cilën iu zu pritë, u godit nga narkobanditë me uniformë?

Ajo nuk ekziston askund, nuk ekziston në asnjë dokument, sepse ai është dënuar për verbëri dhe urrejtje politike. Ai është burgosur pa asnjë vepër penale si në asnjë vend tjetër të botës, përveç në Shqipërinë.

Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë. Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan.

Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum!

Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”, shkruan Berisha.

()


Arena e Lajmit

Berisha: Burgosja e Salianjit për një vepër penale që s’e ka kryer s’do ndodhte në asnjë vend të botës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook