“Jam i dashuruar ende…”/ Gjykata le në qeli Ilir Çamin, plagosi me thikë në qafë ish-të dashurën

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin, Ilir Çami, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së ish-të dashurës së tij, Mandarina Çela, 46 vjeçe.

Gjatë seancës, avokati tha se Çami ka shprehur pendesë për plagosjen, por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qënë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët. Gjithsesi Çami ka pohuar se e dashuron ende 46-vjeçaren.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 nëntorit kur shtetasve Manderina Çela ka qënë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës, ndërsa u sulmua me thikë nga Çami.

Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos t’a përndiqte. Kaq ka mjaftuar që konflikti mes tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.

Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës, por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, 46-vjeçarja është kthyer në banesën e saj.


Arena e Lajmit

“Jam i dashuruar ende…”/ Gjykata le në qeli Ilir Çamin, plagosi me thikë në qafë ish-të dashurën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook