Noka dhe Çupi nga Kamza: PD është duke u ngritur në rrugëtimin e fitores së saj në zgjedhjet e vitit 2025

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputetja Dhurata Çupi kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kamzës.

Përmes një postimi Noka shkruan se pas një pauze yë gjatë dhe pas goditjes së zgjedhjeve të vitit 2023, tani janë të lumtur që janë rikthyer sërish pranë qytetarëve.

Kamza po ringrihet! Kamza do të ringrihet dhe PD është duke u ngritur në rrugëtimin e fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, shkruan Noka në postimin e tij.

Postimi i plotë:

”Të nderuar zonja, zotërinj, miq!

Mblidhemi pas kaq kohësh bashkë. Për mua sot është emocion i veçantë. Është emocion i veçantë sepse po mblidhemi kaq shumë pas një kohe të gjatë. Jemi sot kaq shumë pas një pauze, pas një goditje që morëm në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Ndaj sot, jam i gëzuar kur shoh një pjesëmarrje njëlloj siç e nisëm në 2021, që i dha PD një fitore.

Ky takim i sotëm që është një takim prezantues më bën optimist. Ky takim tregon se, megjithëse kaluam një kalvar të ëvshtirë, ne demokratët 3 vitesh, megjithëse mbi ne u derdh dhuna dhe mllefi i një regjimi si kurrë më parë ndaj një force politike.

Me gjithëse vuajtjet tona kaluan në një spirale të errët, në të cilat mund të fus vetem një regjim kriminal. Por sot, ne jemi mbledhur për këtë ceremoni, të zgjedhim si kryetar të degës suaj në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për forcën tonë politike.

Siç e thashë, ne kemi kaluar këtë kalvar dhe jemi sot më të bashkuar se kurrë, jemi sot më të fortë se kurrë.

Vetë prezenca juaj, si përfaqësia, si të zgjedhurit e demokrate e Kamëz e dëshmon këtë. Kjo prezencë, ky masivitet është absolutisht një mesazh i qartë që ne sot po marrim nga demokratët e Kamzës.

Kamza po ringrihet! Kamza do të ringrihet dhe PD është duke u ngritur në rrugëtimin e fitores së saj në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Ne jemi në këtë ceremoni disa ditë pas zgjedhjeve pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA. Është lajm i madh jo vetëm për ne, por është lajm i madh për të gjithë të djathtët në të gjithë botën. Ai që kurdisi dhimbjen e demokratëve shqiptarë, ai që kurdisi vuajtjen 3 vjeçare të demokratëve shqiptarë, Xhorxh Soros. Sot tentakulat e tij i ka të mbledhura dhe të tkurrura, sepse iu prenë nga votuesit e SHBA më datën 5 nëntor.

Ky është lajmi më i madh që mund të përçohet te çdo i djathtë në Shqipëri dhe kudo.

Ne jemi në një fazë të rëndësishme të jetës sonë politike, në fazën e mosbindjes civile, si rruga e vetme për t’u përballur me këtë regjim dhe rruga e vetme për ta detyruar këtë regjim dhe për t’i hapur rrugë asaj që është qeveria teknike.

Prandaj ne, do të punojmë paralelisht në disa drejtime.

Kryesia e re që do të zgjidhet nesër, së bashku me kryetarin dhe i gjithë ekipi që do të marrë votbesimin tuaj dhe të gjithë demokratëve kanë detyrë të shëndoshin dhe të vitalizojnë strukturat tona. Kamza e sotme nuk është Kamza e para 4 viteve.

Ne duhet të jemi të qartë që e vetmja rrugë është kjo, do punojmë për mosbindje civile. Do të bëjmë gati për zgjedhje edhe strukturat tona.

Sigurisht që është punë e madhe dhe në 5-6 muaj, por ne kemi treguar se kur mobilizohemi ne ia dalim. 3 muaj në zgjedhjet e 2021 punuam dhe luftuam së bashku dhe për 3 muaj i dhamë një fitore PD në Kamëz si askund tjetër.

Kemi 6 muaj kohë. Ne për 6 muaj kemi mundësinë që të organizohemi të ngrihemi në një nivel që fitorja kësaj radhe në Bashkinë Kamëz të jetë historike, të jetë një fitore rekord.

Po, ashtu Rilindja e meriton një ndëshkim, se kanë vjedhur, kanë mashtruar dhe kanë shkelur mbi mundin e qytetarëve të Kamzës.

Unë besoj që, fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe ky takim sot për ne është fillim i mbarë.

Ndaj mbarë do t’ia bëjmë hyzmetin, mbarë do të na shkojë, deri në fitore!

Faleminderit.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”.


Arena e Lajmit

Noka dhe Çupi nga Kamza: PD është duke u ngritur në rrugëtimin e fitores së saj në zgjedhjet e vitit 2025

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook