Përkujtohet 80 vjetori i çlirimit të Librazhdit nga pushtuesit nazi-fashistë. Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror ishin të pranishëm në ceremoni.
Qindra qytetarë dhe pasardhës të dëshmorëve të luftës kanë marrë pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të Çlirimit të Librazhdit.
Te pranishëm në aktivitet ishin ministrat Mazniku, Balla e Muzhaqi. Në ceremoni ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte pankarta me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.