Superiorja mbylli javën e 13-të të saj dhe tashmë do të jetë pushim për ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve. Emocionet e elitës së futbollit shqiptar pritet të rikthehen, më 23 nëntor.
Ora dhe dita e saktë për secilën nga pesë sfidat që do luhen, mbetet për t’u vendosur. Spikat sfida mes Elbasanit dhe Tiranës, ndërsa nuk mungojnë përballje të tjera interesante.
Sfidat e javës së 14-të në Superiore:
Vllaznia – Teuta
Skënderbeu – Dinamo
Partizani – Laçi
Elbasani – Tirana
Bylis – Egnatia