Superiore/ Fitorja detyrim, Magani debuton sot në krye të stolit bardheblu ndaj Bylis

Të dielën në orën 17:00, Gugash Magani do të nisë aventurën e tij të dytë me Tiranën, por fitoren e ka “detyrim dhe përcaktim”. Trajneri dhe bardheblutë Tiranës do të kenë përballë Bylisin, që drejtohet nga një legjendë kryeqytetase si Nevil Dede.

Një ndeshje delikate për të sapoardhurin, pasi skuadra është në fund të tabelës dhe fitorja i mungon prej sfidës me Skënderbeun. Në këto kushte aspak të mira, Magani ka për të thyer disa tabu në këtë sfidë.

Së pari, trajneri peqinas duhet ta nisë me tre pikë aventurën e tij te bardheblutë. Për t’u kujtuar se në aventurën e tij të parë, Magani e ka nisur me humbje dhe barazim përballë Lushnjës në Kupë dhe Vllaznisë në kampionat, ndërsa këtë herë duhet ta bëjë me doemos, pasi në se barazon apo mundet nga Bylisi, situata për bardheblutë bëhet shumë e komplikuar.

Së dyti, Magani ndryshe nga aventura e parë nuk do të ketë në krah tifozët, “armën” e tij më të fortë në eksperiencën e tij të parë dhe që nuk do të duken para sezonit të ri futbollistik.

Së treti, Magani duhet të bëjë më mirë se tre trajnerët e fundit të Tiranës, Ahmataj, Fagun dhe Shkëmbin. Asnjë prej tyre nuk iu afrua rezultateve të Orges Shehit. Skuadra në këtë moment merr 0.92 pikë për ndeshje, ndërsa tani duhet të kalojë këtë moment jo, për më tepër që pas Bylisit do të ketë përballë Elbasanin dhe më pas derbin. Kujtojmë që Tirana-Bylisi do të luhet në Durrës, ditën e diel në orën 17:00.

Më në fund, KF Tirana gjen stadiumin ku do të luhet sfida me ballshiotët. Pas dhjetë javësh, ekipi bardheblu do të kthehet në Durrës për të luajtur një ndeshje si pritës. Tirana ka ndërruar vazhdimisht stadium gjatë këtij sezoni për shkak të situatës së impianteve në kryeqytet dhe me ballshiotët do të kthehet përsëri të luajë si pritëse në Durrës, ku ka zhvilluar më parë edhe një ndeshje ndaj Egnatias në javën e tretë të këtij edicioni. Fitorja e fundit e Tiranës ndaj Bylisit shënohet në 21 janar 2023, kur bardheblutë shkatërronin 4-1 miqtë. Ishte ndeshja e fundit e Redon Xhixhës me Tiranën. Bardheblutë kanë rreth dy vite që nuk triumfojnë ndaj ballshiotëve. Në takimin e fundit të luajtur në 11 shtator 2024. Nga ana tjetër, Bylisi ka më shumë se katër vite që nuk fiton një sfidë ndaj Tiranës.


Arena e Lajmit

Superiore/ Fitorja detyrim, Magani debuton sot në krye të stolit bardheblu ndaj Bylis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook