Tedi Blushi: Rrëmbimi i Metës dhe ndalimi i Berishës, krime që nuk do amnistohen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se opozita është më e bashkuar se kurrë.

Blushi shprehet se opozita është bërë bashkë dhe është më e motivuar se kyrrë për të ecuar para.

Teksa shkrimin  e shoqëron me një video ku shfaqet Kreu i PD, Sali Berisha nga dritarja e banesës duke mbajtur fjalën.

Postimi i plotë:

”Opozita është në këmbë, e bashkuar, më e motivuar dhe më vendosur se kurrë për të shkulur nga rrënjët juntën sorosiane antishqiptare të instaluar nga Edi Rama me ndihmën e Altin Dumanit.

Rrëmbimi banditesk i Presidentit Ilir Meta dhe ndalimi politik i Sali Berisha për t’i garantuar “Rilindjes” edhe një mandat tjetër sundimi në kurriz të shqiptarëve, janë krime që kurrë nuk do të amnistohen, që do t’i hanë shumë shpejt kokën Ramës e Dumanit dhe për të cilat këta faqezinj do të marrin ndëshkimin pa mëshirë të gjyqit popullor. ✌️🇦🇱 Partia e Lirisë”, shkruan Blushi.

()


Arena e Lajmit

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Metës dhe ndalimi i Berishës, krime që nuk do amnistohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook