Gjatë ditës së dielë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.
Gjatë ditës së sotme do të ketë një ulje temperaturash, ndërsa termometri do të shënojë deri në -2 gradë celcius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.